KRU ‘Hidrodrini’ kërkon nga konsumatorët që t’i paguajnë detyrimet financiare

19 shkurt 2020 | 12:46

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” fton konsumatorët shtëpiak, komerical dhe industrial, të zonës së saj të mbulueshmërisë, në komunat Pejës, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik që të kryejnë obligimet financiare të faturuara.

Në të kundërtën, kompania paralajmëron se mbetet i detyruar të aplikojë masa të cilat do rezultojnë me shkyçje individuale të konsumatorëve borxhlinj, padi gjyqësore dhe proces ligjor tek përmbaruesit.

“KRU ‘Hidrodrini’ me shërbimet e veta të shtrirjes në komunat e sipërshënuara, mbetet ndër kompanitë më serioze dhe precize e profesionale në furnizim me shërbime për konsumatorë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Në fund, kompania falënderon konsumatorët e rregullt të cilët po kryejnë vazhdimisht obligimet financiare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si çdo vit, edhe këtë vit Komuna e Malishevës, në…