KRU “Mitrovica”: Furnizimi me ujë është stabil, por ende të mos përdoret për pije
07 dhjetor 2024
| 14:32
Kompania rajonale ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali i Ibër Lepencit është stabil.
Por, bën thirrje që uji të mos përdoret për pijë deri në njoftimin e IKShPK-së, duke shtuar se uji të përdoret vetëm për higjienë, njofton Klankosova.tv.
“Ju njoftojmë se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali “Ibër Lepenac” është stabil, andaj furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet. Kjo do të thotë se ne kemi anuluar kufizimet e ujit që kemi vendosur më parë. Uji, ende të mos përdoret për pije deri në raportin e IKSHPK. I njëjti të përdoret vetëm për higjienë”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.