KRU Prishtina bën apel për kursim të ujit të pijshëm
04 korrik 2022
| 13:41
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për gjendjen me ujë në liqenet e Batllavës dhe Badocit, duke bërë apel për ta kursyer atë.
Sipas KRU-së, gjendja është nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.
“Ju njoftojmë se çdo ditë e më shumë po rriten kërkesat për ujë të pijshëm. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është minus 1.52 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 7.90 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes”, thuhet në njoftimin e KRU-së.