KRU “Prishtina”: Çdo ditë po zbulohen dhjetëra kyçje ilegale

08 korrik 2021 | 13:33

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se dhjetëra kyçje ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit po zbulohen nga inspektorët.

Në njoftimin për medie, kjo kompani ka treguar se të gjitha rastet po procedohen.

 

Njoftimi i plotë i KRU “Prishtina”:

Dhjetëra kyçje ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit po zbulohen nga inspektorët dhe kontrollorët tanë çdo ditë dhe të gjitha rastet janë duke u procesuar më tutje, ata janë vazhdimisht në terren nga ora 06:00-22:00( shih foto të zbulimit të ndërhyrjeve/ kyçjeve ilegale).

Investimet dhe intervenimet në rrjetin e ujësjellësit, në të gjitha zonat e shërbimit, po vazhdojnë…

Shpenzimi racional i ujit të pijshëm mëse i domosdoshëm..

Dërgimi i lëndëve të konsumatorëve borxhlinj te Përmbaruesit Privat ( bizneset dhe konsumatorët e amvisërisë) po vazhdojnë…

Vazhdon lehtësimi i kritereve për programimin e borxheve…

Dhjetëra raste të zhbllokimit të kanalizimeve po realizohen çdo ditë..

Impiantet e trajtimit të ujit, Shkabaj, Albanik e Badoc po funksionojnë me  kapacitete maksimale…e shumëçka tjetër!

Andaj, për një furnizim stabil me ujë dhe infrastrukturë funksionale, shpenzo racionalisht ujin, mos realizo kyqje ilegale dhe paguaj faturat e ujit rregullisht!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të ndalet në merkato…