KRU ‘Prishtina’ del me njoftim pas problemeve me ujin në Fushë-Kosovë

18 korrik 2024 | 12:38

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” njofton se ka disa probleme teknike në pusin numër një te fabrika e Kronit në Fushë-Kosovë.

Pusi numër 1 furnizon direkt fshatin Bardhi i Madh, Grabovc dhe një pjesë të fshatit Pomozotin, edhe pse ekipi është dërguar, KRU “Prishtina” ka njoftuar problemi qëndron te një nga valvolat e pompës në Kroni.

“Siç kemi biseduar me shefin e fabrikës së Kronit, Nexhat Kabashin, problemi është te një nga valvulat e pompës. Shpresojmë që së shpejti do të gjendet një zgjidhje teknike”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte luhen ndeshjet e kthimit të raundit të parë të…