KRU “Prishtina”: Edhe përkundër uljes së nivelit të ujitë, furnizimi po vazhdon  

24 dhjetor 2020 | 13:00

KRU “Prishtina” ka njoftuar se ka rënie të nivelit të ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit. Por pavarësisht kësaj, KRU “Prishtina” ka njoftuar se po vazhdon furnizimi me ujë të pijshëm në tërë zonën e shërbimit. “Pavarësisht rënies së nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava (prej – 6.17 m nën nivelin e kapërderdhjës) dhe Badoci (- 11.35 m), KRU ‘Prishtina’ sh.a. po vazhdon me furnizim stabil me ujë të pijshëm në tërë zonën e shërbimit”, theksohet në komunikatën e KRU “Prishtina”.

Nga kjo kompani kanë arsyetuar ndërprerjen me ujë në disa zona. “Ndërprerjet e furnizimit me ujë në disa zona kohën e fundit ndodhën si shkak i dëmtimit të rrjetit të ujit dhe normalisht që deri në sanimin e defekteve, ku jemi detyruar të ndërpremë edhe furnizimin me ujë të pijshëm. Me të gjitha kapacitetet teknike operative, do të mundohemi të ruajmë këtë tempo të furnizimit edhe gjatë festave të fundvitit 2020. Neve si konsumatorë na mbetet të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm, të paguajmë faturat e ujit dhe të mirëkuptojmë ndërprerjet e ujit kur ndodhin si shkak i dëmtimeve në rrjet”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Kosovës ende nuk ka sjellë ndonjë…