KRU ‘Prishtina’ falënderon ekipet e mirëmbajtjes për sanimin e tubit të ujit
15 mars 2020
| 17:03
Falënderim i veçantë për ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit që, në afat rekord arritën të sanojnë tubin e ujit me diametër fi 250, në fshatin Hajvali.
Natyra e dëmtimit i përkiste një vështirësie më të lartë teknike, andaj i falënderojmë për shpejtësinë dhe korrektësinë e treguar karshi konsumatorëve të katër zonave, Hajvali, Veternik, Çagllavicë dhe Miradi.
Rrjeti ka filluar të stabilizohet dhe uji do jetë në krojet tuaja tashmë.
Faleminderit për durimin e treguar gjatë kësaj periudhe!
Shpresojmë të kemi raste të tilla sa më pak, sidomos gjatë kësaj kohe, kur uji na duhet më së shumti!
Respekt për të gjithë!