KRU ‘Prishtina’ fillon me shpërndarjen e ujit të pijshëm përmes autobotëve

04 tetor 2024 | 16:50

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se ka filluar me shpërndarjen e ujit të pijshëm përmes autobotëve.

“Së shpejti ju njoftojmë për pikat”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Ky veprim i KRU “Prishtina” vjen pasi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka rekomanduar që uji nga Liqeni i Badocit të mos përdoret për pije, por vetëm për pastrim. Kjo pasi, sërish në analizimin e mostrave të marra nga ky liqen, janë vërejtur nivele të ngritura të manganit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda ka zbardhur listën…