KRU ‘Prishtina’ fton konsumatorët që t’i përmbyllin obligimet financiare

18 dhjetor 2019 | 14:49

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU), “Prishtina” u bën thirrje të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë që brenda 10 ditësh, duke filluar nga dita e sotme që t’i përmbyllin obligimet e tyre financiare për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit për vitin 2019, me theks të veçantë sektori i amvisërisë dhe bizneseve të vogla e të mëdha.

Sipas kompanisë, konsumatorët kanë obligim ligjor që të paguajnë faturat si dhe borxhin e akumuluar të ujit të shpenzuar. ‘“KRU ‘Prishtina’ falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton urgjentisht secilin prej tyre, që të jenë sa më të rregullt në pagesa, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’u shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht ekipeve të shkyçjes dhe procesimit të lëndëve te përmbaruesit privat. Po ashtu, kompania i’u ka ofruar bashkëpunim dhe lehtësira të ndryshme për pagesën e borxheve të mëdha të akumuluara (pagesë me këste mujore prej 12 deri në 36 muaj varësisht nga borxhi i tërësishëm), mirëpo shumë nga konsumatorët kanë refuzuar bashkëpunimin me kompaninë”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka thënë të mërkurën…