KRU “Prishtina” fton konsumatorët ta paguajnë borxhin
31 janar 2025
| 08:29
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka ftuar konsumatorët të paguajnë borxhet për shërbimet e ujit.
Në njoftimin e KRU “Prishtina”, janë bërë paralajmërime për ata që nuk e paguajnë borxhin.
“Ftojmë konsumatorët që kanë borxhe të pa paguara , që në afat sa më të shkurtër t’i realizojnë pagesat për shërbimet e ujit. Ndëshkimet për mospagesë: shkyçja nga shërbimet e ujit dhe dërgimi i lëndës te Përmbaruesit Privat. Vizito njërën nga pikat e arkëtimit ose shkarko aplikacionin e-krup në iOS dhe Android dhe kryej pagesë të shpejt”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në njoftim thuhet se nuk do të ketë tolerime me përjashtim të rasteve sociale.