KRU “Prishtina” i ndan mirënjohje punëtorit të saj për punë të shkëlqyeshme
28 korrik 2020
| 19:54
Punët e mira në KRU “Prishtina” sh.a nuk ndalen në asnjë moment.
Gjithçka është e orientuar në ofrimin e shërbimeve gjithnjë e më cilësore për konsumatorët tanë.
Komiteti i Auditimit gjatë mbledhjes së VI – të të rregullt mbajtur më datë: 12.06.2020, ka vlerësuar lartë përgatitjen dhe prezantimin e raporteve financiare nga U.D i ZKF, Remzi Llumnica.
Pas rekomandimit nga Komiteti i Auditimit, KRU “Prishtina” ka ndarë këtë Certifikatë Mirënjohje për z.Llumnica për përmirësim të cilësisë së përgatitjes dhe prezantimit të raporteve financiare si rezultat i punës së shkëlqyeshme.