KRU “Prishtina” ka këtë njoftim për qytetarët e Bardhit të Madh
31 mars 2020
| 20:09
Të nderuar konsumatorë të fshatit Bardh i Madh, për shkak të pëpjekjeve disa orëshe të ekipeve të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit për të riparuar gypin e ujit me diametër fi 200 mm dhe pamundësisë për ta përfunduar tërësisht sanimin e tij si shkak i shembjes së vazhdueshme të dheut, nuk do të ketë ujë të pijshëm deri në sanimin e plotë të tij.
Kjo për shkak që u kanoset rrezik edhe punëtorëve tanë.
Punimet u monitoruan tërë kohën edhe nga UD i kryeshefit ekzekutiv të KRU” Prishtina” Kapllan Parduzi.
Ju kërkojmë ndjesë si asnjëherë më parë!