KRU ‘Prishtina’ kërkon nga qytetarët të mos hedhin mbeturina në rrjetin e kanalizimit

17 prill 2020 | 13:31

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka  njoftuar konsumatorët se muajin e kaluar është intervenuar në mbi 350  raste, zhbllokime të pusetave të ujërave të zeza, pastrim të pusetave dhe vendosje të kapakëve të pusetave në tërë zonën e shërbimit.

“Vetëm ditën e djeshme kanë intervenuar në 7 raste në qytetin e Prishtinës, një rast në Fushë Kosovë dhe një në Drenas. Në këtë kohë pandemie, gjithnjë në përballje kundër përhapjes së virusit COVID-19, lusim të gjithë qytetarët të kenë kujdes dhe mos të hedhin  mbeturina, gjëra ushqimore të mbetura jashtë përdorimit, yndyra, faculeta të lagura në rrjetin e kanalizimit ( në guacën e tualetit dhe lavamanin e kuzhinës) të cilat janë të papërballueshme për një sistem të kanalizimit i cili nuk është i dedikuar  për gjëra të panevojshme( të dëmshme), ngase po e dëmtojnë rrjetin e kanalizimit duke krijuar vështirësi për punëtorët tanë në zhbllokimin e tyre madje, duke u krijuar edhe telashe konsumatorëve në afërsi”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Sipas këtij njoftimi, rastet e tilla zhbllokohen çdoherë nga ana e ekipeve të mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit, por mbeturinat e llojeve të ndryshme (përzierja e yndyrave dhe mbetjeve të tjera të lëngëta e edhe të ngurta)  janë duke shkaktuar shqetësime në shëndetin e punëtorëve dhe mund të krijohen kushte jo të favorshme për intervenim.

“Është koha të japim respektin më të madh për punëtorët e mirëmbajtjes së KRU ‘Prishtina’ sepse puna e tyre në terren  sidomos në këtë periudhë me rrezikshmëri të lartë është vërtetë e pashembullt. Gjithçka që ata po bëjnë është mënyra që ata kanë gjetur për t’u dalë në ndihmë secilit konsumatorë. Të ruajmë infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza!”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…