KRU “Prishtina”, konsumatorëve: Pajisuni me ujëmatës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, sh.a njofton të gjithë konsumatorët në zonën ku ofron shërbime, ata të cilët nuk janë të pajisur me ujëmatës, se duke filluar nga dita e sotme 1 gusht 2019 deri më 15 gusht 2019 janë të obliguar që të vendosin instalojnë (blejnë) ujëmatësit në pronat e tyre, shtëpi, banesa, institucione dhe biznese të vogla e të mëdha.
“Synimi i instalimit të ujëmatësve individual, aty ku nuk ka, do të reflektojë në reduktimin e humbjeve të ujit dhe rritjen e shërbimeve tona gjithnjë e më cilësore karshi konsumatorit.
Pas instalimit të ujëmatësit dhe ofrimit të dëshmisë, KRU “Prishtina” sh,a , vazhdon tutje procedurat për regjistrimin e ujëmatësit të konsumatorit, me të dhënat e plotësuara si:Emri, Mbiemri, Nr. i Let ( apo pasaportës, certifikatës së lindjes).Adresa (sipas emërtimeve të rrugëve nga kuvendi komunal), Tel, Nr, i ujëmatësit (nëse ka dhe nuk është i regjistruar, duhet regjistruar), Kodi (sipas faturës)”, thuhet në njoftimin e “KRU Prishtina”.
“Në të kundërtën, “KRU Prishtina”, sh.a., është e detyruar të bëjë shkyçjen nga ujësjellësi sipas Vendimit të dalë nga ARRU-ja, të datës 20.06.2019 me nr. protokoli 419 / 02 mbi eliminimin e faturimit pa ujëmatës, respektivisht mos instalimi i ujëmatësve apo refuzimi për bashkëpunim”, thuhet në njoftimin KUR “Prishtina”.