“KRU Prishtina”: Kush ka dy fatura të papaguara do të mbetet pa ujë

25 shtator 2018 | 16:40

Aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit është duke vazhduar me intensitet të lartë në qytete e fshatra, por me theks të veçantë në Prishtinë.

Në një komunikatë për media, “KRU Prishtina” ka njoftuar se aksioni ka filluar në janar të këtij viti dhe do të vazhdojë deri në fund të këtij viti.

Sipas “KRU Prishtina” me shkyçje po përballet secili konsumator që ka dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

“KRU Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve të kryejnë pagesat me rregull dhe t’u shmangen ndëshkimeve të kompanisë, ndërkohë që konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për faljen e borxheve publike u ka bërë thirrje që të respektojnë kontratat për riprogramimin e borxhit. “Duke filluar nga data 1 shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për faljen e borxheve publike dhe nuk iu janë përmbajtur kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do t’u rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për faljen e borxheve publike”, është theksuar në komunikatën e “KRU Prishtina”.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata “Oportuna” Studentore (OST) është organizatë joqeveritare, e cila është…