KRU ‘Prishtina’ lanson platformën online të faturës së ujit

02 qershor 2020 | 11:07

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se ka lansuar platformën online të faturës, pa pasur nevojë për pranimin fizik të saj.

“Ne tashmë kemi lansuar platformën e faturës online, të cilën mund ta keni të gjithë, pa pasur nevojë për pranim fizik të faturës. Brenda kartelës tuaj online mund të gjeni edhe kodin e faturës, përmes të cilit mund të bëni pagesa me ‘e-banking’ , shpejtë dhe sigurt. Për lehtësim kuptimi dhe qasjeje, mund të gjeni videon me hapa sqarues dhe konkret për hapjen e llogarisë tuaj, të cilën e gjeni në http://kartela.kru-prishtina.com”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Kjo kompani ka inkurajuar konsumatorët e saj që të regjistrohen në këtë platformë.

“Ju inkurajojmë të kyçeni dhe të regjistroheni si konsumatorë të KRU ‘Prishtina’. Aty mund të shihni kartelën tuaj financiare, shpenzimin e ujit në metër kub, totalin e shpenzimit dhe faturimit, pagesat tuaja paraprake dhe të tanishme, numrin referent për atë cikël të faturimit e cila iu shërben për pagesë me ‘e-banking’, etj. Ju të cilët mund të hasni në ndonjë parregullsi në kartelën tuaj, p.sh. nëse keni realizuar ndonjë pagesë online përmes bankave komerciale apo institucioneve mikrofinanciare (si shkak i mungesës së ofrimit të informatave gjatë procesit të pagesës, nga ana juaj) dhe nuk e shihni që është shkarkuar në kartelë, ju inkurajojmë që të prezantoni te ne dëshmitë mbi pagesën e realizuar dhe automatikisht borxhi juaj do të shlyhet nga sistemi. Me të gjitha kapacitetet e punës po mundohemi që çdo ditë të jemi sa më afër kërkesave dhe ankesave tuaja karshi shërbimeve për ujësjellës e kanalizim”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin “Duam…