KRU ‘Prishtina’ ndan 5 000 euro për të dëmtuarit në Shqipëri
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka ndarë 5000 euro për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, si dhe ka ofruar asistencë me ekipe mobile profesionale, për ujësjellësin e Durrësit.
Këto mjete financiare, sipas njoftimit të kompanisë, janë ndarë me kërkesë të kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina” dhe me aprovim nga Drejtorët e Bordit të kompanisë.
“Me kërkesë të kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a. dhe me aprovim nga Drejtorët e Bordit të kompanisë u ndanë mjete financiare në shumën prej 5000 euro, ndihmë financiare për të prekurit nga termeti shkatërrues që ndodhi ditë më parë në Republikën e Shqipërisë. Në të njejtën kohë, kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu ka ofruar asistencë teknike me ekipe mobile profesionale, në raste të intervenimeve në rrjet për ujësjellësin e Durrësit”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.