KRU Prishtina: Nëse u vjen uji i turbullt, lëreni rubinetin hapur për një kohë
KRU Prishtina përmes një komunikate për media ka kërkuar nga konsumatorët që nëse u vjen uji i turbullt të lënë hapur rubinetat për një kohë, derisa të kthjellohet uji.
“Konsumatorë të nderuar, ju që keni pasë ndërprerje të ujit si shkak i punimeve teknike në gypin e çelikut që vjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës, mund të ju vije ujë i turbullt në rubinetat tuaj për kohë të shkurtë. Ju lutem të leni rubinetin hapur deri sa të vjen ujë i kthjellët”, thuhet në njoftim.
Sipas KRU Prishtina nuk është asgjë për t’u shqetësuar, por për shkak të punimeve dhe pastaj, ardhjes së ujit mund të ndodhë një gjë e tillë.
Disa pjesë të Prishtinës sot do të mbesin pa ujë
Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, do të ketë intervenim në gypin e ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, që vjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.
“Intervenimi në vazhdimin e riparimit të tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit është i domosdoshëm për një funksionim të mirëfilltë dhe do të fillojë në orët e hershme të mëngjesit”.
Zonat që do mbesin pa ujë të pijshëm përgjatë intervenimit:
Nga ora 04:00 deri në orën 10:00 pa ujë mbesin: Graçanica, Prishtina në këto zona (Zona Qendër e lagjes Bregu i Diellit, pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1 në tërësi.
Nga ora 04:00 deri në orën 17:00 pa ujë mbesin: Hajvalia, Çagllavica dhe Miradia.
(A. M / Epoka e re)