KRU “Prishtina” nis shkyçjet në objektet që kanë borxhe

19 qershor 2024 | 11:28

Kompani Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka nisur një aksion të ri që fokus kanë borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegalë.

Aksioni ka filluar në lagjen “Veternik”.

Për këtë ka folur edhe zëdhënësja e kësaj kompanisë, Arjeta Mjeku, e cila ka thënë se mospagesa e ujit konsiderohet vepër penale dhe sipas saj, çdo biznes i cili nuk i përgjigjet obligimeve do të ndëshkohet.

Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, ku mbi 40 milionë euro janë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha, shkruan Ekonomia Online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri memorandum bashkëpunime janë nënshkruar të mërkurën në kuadër të…