KRU “Prishtina” njofton konsumatorët që të kyçen online për të realizuar shërbimet
KRU “Prishtina” ka njoftuar se kanë lansuar platformën e faturës online pa pasur nevojë për pranim fizik të faturës.
Në njoftimin për media bëhet me dije se klienti përmes kartelës online mund ta gjejë kodin e faturës përmes së cilit mund të bëjë pagesën me e-banking. “Aty mund të shihni kartelën tuaj financiare, shpenzimin e ujit në metër kub, totalin e shpenzimit dhe faturimit. Gjithashtu mund të shihni pagesat tuaja paraprake dhe të tanishmet”, është thënë në njoftimin për media të KRU ‘Prishtina’”, ka njoftuar kjo kompani, duke theksuar se nëse klientët do të kenë probleme atëherë mund t’iu drejtohen zyrave të KRU “Prishtinës”. “Me të gjitha kapacitetet e punës po mundohemi që çdo ditë të jemi sa më afër kërkesave dhe ankesave tuaja karshi shërbimeve për ujësjellës e kanalizim”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.