KRU “Prishtina” njofton kush do të mbetet pa ujë për tri orë
30 prill 2020
| 10:37
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa konsumatorë do të mbesin pa ujë të pijshëm nga ora 12:00 – 15:00 pasi që KRU “Prishtina” ka planifikuar ta bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në fshatin Vragoli, komunë e Fushë-Kosovës.
Konsumatorët që do të mbesin pa ujë janë: Parku i Biznesit (Drenas), Sllatina e Madhe dhe fshati Henc. “Pastrimi i rezervuarëve të ujit, i domosdoshëm bazuar në shërbime cilësore për konsumatorët”, thuhet në njoftim.