KRU ‘Prishtina’ njofton se uji në liqenet e Batllavës dhe Badocit është nën nivelin maksimal
28 dhjetor 2021
| 13:17
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për gjendjen me ujë në liqenet e Batllavës dhe Badocit.
Sipas KRU-së, gjendja është nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.
“Niveli i ujit në liqenin e Badocit është 643.80 metra mbi nivelin e detit ose 6.05 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes, ndërsa në liqenin e Batllavës është 631.47 metra mbi nivelin e detit ose 3.54 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes”, thuhet në njoftimin e kompanisë.