KRU Prishtina: Paguani faturat e ujit, shmangni dërgimin e lëndës te përmbaruesit privat
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka kërkuar nga qytetarët që t’i paguajnë faturat e ujit, në mënyrë që të shmangin dërgimin te përmbaruesi privat.
KRU “Prishtina” njofton se duke filluar nga data 1 shtator 2020 do të filloj me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek përmbaruesi privat (kjo vlen për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite).
“Për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësorë, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi. Në mënyrë që të ju ofrohet ky shërbim cilësor, kërkohet nga ju që, të përmbushni obligimin tuaj ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se deri tani janë përgatitur me dhjetëra lëndë nga zyra ligjore dhe janë të gatshme për dërgim te përmbaruesi.
(A.M / Epoka e re)