KRU ‘Prishtina’ paralajmëron aksion te borxhlinjtë e mëdhenj në Graçanicë 

25 korrik 2023 | 12:01

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se punonjësit e mirëmbajtjes në Graçanicë kanë hasur në një pishinë publike duke e mbushur me ujë të pijshëm.

Nga KRU Prishtina kanë paralajmëruar se do të inspektohen të gjitha pishinat, bashkërisht me laborator, duke bërë matjen e sasisë së klorit dhe se do të ketë ndëshkime maksimale për ata që keqpërdorin ujin e pijes.

“Punonjësit e mirëmbajtjes në Graçanicë kanë hasë në një pishinë publike duke e mbushë me ujë të pijshëm. E neveritshme dhe më shumë se shqetësuese. Do të inspektohen të gjitha pishinat, bashkërisht me laborator, duke bërë matjen e sasisë së klorit. Ndëshkim maksimal!”, thuhet në njoftim.

Për nesër, KRU Prishtina ka paralajmëruar aksion te borxhlinjtë e mëdhenj dhe konsumatorët ilegal në Gracanicë.

“Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët. Nesër 26 korrik 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:00 do të kemi  aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektor, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Graçanicë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për anëtarët e njësisë së deminimit të brigadës së 35-të…