KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçje nga uji për borxhlinjtë
KRU “Prishtina” ka paralajmëruar shkyçje nga uji për borxhlinjtë ndaj kompanisë.
Në njoftimin e kompanisë, thuhet se nesër me asistimin e Policisë së Kosovës do të bëhen shkyçje të ujit në një ndër lagjet më të mëdha të Prishtinës.
“Ua kujtojmë që, borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro, 40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha. Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët. Nga dita e nesërme, 19 korrik 2023, duke filluar nga ora 10:00 do të rifillojmë me aksion intensiv me disa ekipe të shkyçjes, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha. Nesër, me asistencë të Policisë së Kosovës, shkyçjet do realizohen në një ndër lagjet më të mëdha të Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Fillimisht ju falënderojmë për gatishmërinë tuaj në bartjen e mesazhit te opinioni publik, lidhur me fushëveprimtarinë e KRU ”Prishtina” SH.A., mesazhe të cilat u shërbejnë konsumatorëve që kanë çasje në sistemin publik të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Ua kujtojmë që, borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro, 40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.
Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët.
Nga dita e nesërme, 19 korrik 2023, duke filluar nga ora 10:00 do të rifillojmë me aksion intensiv me disa ekipe të shkyçjes, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha.
Nesër, me asistencë të Policisë së Kosovës, shkyçjet do realizohen në një ndër lagjet më të mëdha të Prishtinës.