KRU ‘Prishtina’ po përfaqësohet denjësisht në konferencën e ujërave në Tiranë

08 nëntor 2018 | 17:20

Në Tiranë janë duke vazhduar punimet e Konferencës dhe Ekspozitës së VI të përbashkët ballkanike e organizuar nga SHUKOS dhe SHUKALB me temën “Uji dhe Natyra”.

Sipas të pranishmëve kjo temë sjell në vëmendje nevojën për ruajtjen e natyrës dhe identifikimin e zgjidhjeve të bazuara në natyrë për të kapërcyer sfidat e ujit dhe për të siguruar shërbim të besueshëm furnizimi me ujë dhe kanalizime si dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Konferenca dhe Ekspozita e përbashkët Ballkanike është shndërruar me të vërtetë në eventin më të madh në ndarjen e informacionit dhe networking në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor.

Me një audience prej mbi 500 pjesëmarrës nga Ballkani dhe Evropa, konferenca është duke ofruar një platformë ku profesionistët e ujit, politikbërësit, dhe profesionistët e biznesit nga sektori janë mbledhur dhe janë duke diskutuar mbi çështje me interes, janë duke shkëmbyer informacione dhe duke ndarë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar edhe më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.

Paralelisht me konferencën, Komiteti Organizativ ka planifikuar një ambient të madh për ekspozitën ku janë duke u ekspozuar pajisje, teknologji dhe shërbime, dhe janë duke marrë pjesë një rrjet i gjerë kompanish të sektorit privat dhe shtetëror të cilët janë mjaft aktiv në sektorin e ujit në rajonin e Ballkanit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” po përfaqësohet denjësisht në këtë konferencë.

Për herë të parë KRU “Prishtina” po merr pjesë me ekspozitën e saj të titulluar “Fabrika e Trajtimit të ujit në Shkabaj” ku kishte shumë vizitorë që u interesuan të dinin më shumë rreth kësaj fabrike të ujit e për të cilën thuhet se është një ndër fabrikat më të sofistikuara në rajon.

Udhëheqës të kësaj ekspozite janë zëdhënësja Arieta Mjeku dhe menaxheri i IT-së Riton Zeka.

Përveç ekspozitës, nga KRU “Prishtina” janë duke u prezantuar disa tema që kanë të bëjnë me departamentin teknik dhe atë të financave.

Konferenca i përfundon punimet gjatë ditës së nesërme.

 /Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për publikun Afërdita Dreshaj është emër i njohur, ndërsa kohëve…