KRU ‘Prishtina’: Qytetarët e Drenasit nesër nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm për 11 orë
01 dhjetor 2019
| 17:31
Gjatë ditës së nesërme, më 2 dhjetor, duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 19:30, gjithsej 11 orë, konsumatorët e Komunës së Drenasit nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm.
Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, arsyeja e detyrimit të ndërprerjes së furnizimit me ujë është avaria në gypin furnizues të Ibër Lepencit deri në stacionin e pompave në Bivolak.
Kompania thotë se ekipet teknike të “Ibër Lepenc” do të merren me rastin më fjalë, sipas tyre, punimet do të kryhen në afat sa më të shpejtë.