KRU ‘Prishtina’ realizon tetë shkyçje ilegale
24 korrik 2023
| 13:02
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka realizuar tetë shkyçje ilegale të lidhura në ujësjellës.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi, në “Facebook”.
KRU “Prishtina” njoftoi se shkyçjet janë realizuar për dy orë, nga ora 8:30 deri në 10:30.
Njoftohet se gjatë kontrollit kanë hasur në kyçje të palegalizuar dhe në kyçje në gypat ilegal pa ujëmatës.