KRU “Prishtina”: S’do të ketë shkyçje masive të borxhlinjve

17 prill 2020 | 21:49

KRU “Prishtina”, sot dërgoi një komunikatë për medie,  ku njoftoi se ka filluar me shkyçje masive të konsumatorëve për mospagesë të faturave.

Por,  tani ka dërguar një sqarim ku thuhet se “kanë bërë një lëshim teknik, duke dërguar një komunikatë të vitit 2019”.

KRU “Prishtina” sqaron se për shkak të kohës së pandemisë nuk do të ketë shkyçje për shkak të borxheve. Andaj,  kanë kërkuar falje. “Të nderuara media, të nderuar gazetarë, Para pak çastesh, keni pranuar një email që ka qenë gabim teknik. Emaili në fjalë nuk pasqyron tash për tash qëndrimin e KRU” Prishtina”. Ai email ka qenë i vitit 2019, kur ne aplikonim shkyçje për shkak të mospagesave. Sot, nuk ndëshkohet askush përderisa jemi në këtë gjendje me COVID 19 Për shkak të gabimit teknik , ju lutem të injoroni atë email. Ju kërkojmë falje dhe ju falënderojmë për bashkëpunim dhe mirëkuptim!”, thuhet në sqarimin e KRU Prishtina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka thënë se deri tani…