KRU ”Prishtina” sh.a. shembull për promovimin e gruas në punë
Sot, në Prishtinë është mbajtur punëtoria rreth integrimit të gruas dhe promovimit të saj në punë, me theks të veqantë në sektorin e ujit.
Kjo punëtori u organizua nga Këshilli Ndërministror i Ujit dhe Sida Suedeze me përfaqësues nga Ambasada Suedeze, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Ambientit dhe Plasnifikimit Hapësinorë, Autoriteti Rregullator i Ujit etj.
Në këtë punëtori u diskutua për barazinë gjinore, të drejtat, mundësitë dhe përparësitë në vende të punës, sidomos në sektorin publik.
KRU “Prishtina” sh.a. si shembull i ofrimit të modaliteteve të barazisë gjinore në vendin e punës dhe njëkohësisht përfituese e projektit “EDGE STRATEGY PROJECT” financuar nga Banka Botërore prezantoi rezultatet e dalura nga vlerësimi dhe analizimi i gjendjes faktike në këtë fushë.
Pas vlerësimit të raportit nga Banka Botërore, Ujësjellësi i Prishtinës hapin e radhës e ka certifikimin për barazi gjinore nga “Edge Strategy Project”, pas rekomandimeve që janë dhënë nga projekti në fjalë.
Pse barazia gjinore në punë!
Grupet e përziera (gratë dhe burrat) në vendimmarrjen publike, kanë ndikim të drejtpërdrejt pozitiv në Qeverisje, ruajtjen e stafit, kreativitet dhe inovacion.
KRU “Prishtina” sh.a. është kompania e parë në sektorin e ujit në rajon që ka bërë këtë vlerësim, për ngritjen dhe fuqizimin e gruas në këtë sektor.