KRU Prishtina shkyç borxhlinjtë e mëdhenj në Fushë-Kosovë
09 gusht 2023
| 08:25
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sot do të nisë një aksion në Fushë-Kosovë, ku do të bëhet shkyçja e borxhlinjve të mëdhenj.
Sipas njoftimit për media nga shërbimet e ujit, do të shkyçen edhe konsumatorët ilegalë.
Aksioni nis në orën 10:30.
KRU Prishtina ka disa muaj që ka filluar aksionet e tilla duke i shkyçur përdoruesit ilegalë.