KRU ‘Prishtina’: Shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë muaj, më se i nevojshëm
19 gusht 2020
| 16:12
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” thotë se kursimi i ujit të pijshëm në stinën e verës duhet të jetë i veçantë.
Sipas KRU-së, ky shpenzim duhet të jetë racional dhe i nevojshëm.
“Ruajtja dhe mbrojtja e burimeve ujore e domosdoshme në çdo stinë, me theks të veçantë në muajt qershor/ korrik/ gusht. Shpenzimi racional i ujit mëse i nevojshëm. Brenda tre ditëve të fundit, niveli i ujit në liqenin e Batllavës rritet për 73 cm, derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit nuk ka ndryshim që nga java e kaluar. Batllava sot është 3.77 m nën nivelin e kapërderdhjes”, thuhet në apelin e KRU “Prishtina”.