KRU “Prishtina”: Sokol Xhafa nuk është aktivist i Vetëvendosjes

07 prill 2020 | 19:38

KRU”Prishtina” reagon ndaj disa portaleve lidhur me shkrimet e tyre se UD i kryeshefit ekzekutiv Sokol Xhafa, është aktivist i Vetëvendosjes.

Për këtë arsye ata janë të detyruar të reagojmë ndaj disa portaleve se, “drejtori i ri i ndërmarrjes së ujësjellësit është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje”.

UD i kryeshefit ekzekutiv të KRU”Prishtina” Sokol Xhafa i cili deri më sot ka qenë drejtor teknik i kompanisë, nuk është anëtar i asnjë partie politike, rrjedhimisht as i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sokol Xhafa është me profesion hidroinxhiner që përket me veprimtarinë e ushtruar në këtë kompani, ndër vite.

Një fotografi që po qarkullon gjithandej është nga një tryezë i ftuar si drejtor teknik i kompanisë, ku kanë qenë prezent Autoriteti Rregullativ për Ujëra, NP Ibër Lepenci, profesorë të fakulteteve dhe akter të tjerë dhe nuk ka të bëjë asgjë me asnjë parti politike.

Sokol Xhafa është një profesionist i fushës së inxhinierisë së ujërave.

Kërkojmë nga ju që të jeni korrekt dhe se shpifjet janë të papranueshme për ne.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, iu ka bashkuar thirrjeve…