KRU “Prishtina” tregon për nivelin e ujit në Liqenin e Badovcit dhe Batllavës
24 gusht 2020
| 11:42
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për nivelin e ujit në Liqenin e Badocit dhe atë të Batllavës.
“Liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci sot. Batllava / 631.57 m mbi nivelin e detit ose 3.43 nën nivelin maksimal. Badovci / 640.60 m mbi nivelin e detit ose 9.25 m nën nivelin maksimal”, është thënë në njoftimin për medie të kësaj kompanie.