KRU “Prishtina” ua ndal ujin borxhlinjve të mëdhenj
15 maj 2024
| 08:57
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” pritet të ndërmarrë një aksion për shkyçjen e të quajturve borxhlinj të mëdhenj ndaj kësaj kompanie.
Sipas njoftimit të Ujësjellësit, aksioni për ndërprerjen e shërbimeve të ujësjellësit për borxhlinjtë e mëdhenj dhe konsumatorët ilegalë do të fillojë sot nga ora 10:30.
“Kompani Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, nis aksion në Prishtinë për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegal. (Nisja bëhet nga KRU “Prishtina”, ora 10:30)”, thuhet në njoftimin e KRU-Prishtina.