KRU ‘Prishtina’ vazhdon aksionin, zbulon disa kyçje ilegale në Veternik

06 gusht 2023 | 15:18

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” është duke vazhduar me aksionin për zbulimin e kyçjeve ilegale.

KRU “Prishtina” ka vazhduar aksionin sot gjatë ditës në lagjen “Veternik” në Prishtinë, ku kanë identifikuar disa kyçje ilegale.

“Dhjetëra kyçje ilegale në Veternik, vetëm brenda 2 ore u identifikuan dhe u shkyçën. Vazhdon aksioni”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Më tutje, KRU “Prishtina” ka njoftuar se banorët e kësaj lagjeje ankohen për furnizim me ujë, ndërsa disa janë kyçur ilegalisht.

ht”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se…