“Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël na kujtojnë sakrificën për liri”
Në 24-vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinajm ka theksuar se Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël na kujtojnë në çdo fundmars se sa e madhe ishte sakrifica e këtij populli për lirinë e Kosovës.
“Mbi 350 motra e vëllezër tanë të pafajshëm, mizorisht i ndanë nga ne, ata që nuk patën mëshirë për askënd, ata që tentuan zhbërjen e qenies shqiptare nga dheu. Gjithashtu, sot kujtojmë 49 martirët e familjes Berisha nga Suhareka, të cilët u ekzekutuan mizorisht 24 vjet më parë, e ku 19 prej tyre ishin fëmijë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s më 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kishin intensifikuar edhe më shumë krimet, gjenocidin dhe dëbimin e popullatës shqiptare nga Kosova, duke mos kursyer as pleqtë, gratë dhe fëmijët.
Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël na kujtojnë në çdo fundmars se sa e madhe ishte sakrifica e këtij populli për lirinë e Kosovës. Mbi 350 motra e vëllezër tanë të pafajshëm, mizorisht i ndanë nga ne, ata që nuk patën mëshirë për askënd, ata që tentuan zhbërjen e qenies shqiptare nga dheu.
Gjithashtu, sot kujtojmë 49 martirët e familjes Berisha nga Suhareka, të cilët u ekzekutuan mizorisht 24 vjet më parë, e ku 19 prej tyre ishin fëmijë.
Kujtimi i martirëve dhe sakrifica e tyre është dëshmi për t’i kultivuar më tej dhe mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën.
I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!