Krusha e Vogël, në ujë
21 maj 2020
| 11:27
Gjatë dy ditëve të fundit të reshurat e rrepta të shiut, të shoqëruara me breshër e me shkarkime rrufesh, krijuan dëme të mëdha në disa komuna, sidomos në rajonin e Rahovecit e të Suharekës. Si pasojë e të reshurave pati dëme të mëdha edhe në kulturat bujqësore. Kjo fotografi është realizuar në një oborr të një familje nga fshati Krushë e Vogël.