Krydiplomatja e Gjermanisë këtë javë e viziton Kosovën

09 mars 2022 | 17:09

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, do ta vizitojë Kosovën këtë javë, raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve, “Reuters”.

Baerbock do ta vizitojë Moldavinë në fundjavë, ku do të takohet me presidenten Maia Sandu, ka bërë me dije një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Gjermanisë.

Ndër temat që do të diskutohen të shtunën është situata në fqinjin e Moldavisë, Ukrainën, ka thënë zëdhënësi gjerman.

Përveç Kosovës e Moldavisë, Baerbock do të vizitojë gjithashtu Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë gjatë kësaj jave, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi gjerman në një konferencë të rregullt për shtyp të mërkurën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e qeverisë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka…