Kryebashkiakët e PD-së në zyrën e Bashës, pas 30 qershorit duhet t’i lënë zyrat
02 korrik 2019
| 11:35
Me përfundimin e votimeve të 30 qershorit dhe shpalljes fituese të Partisë Socialiste në 60 nga 61 bashkitë e vendit, kriza politike pritet të përqendrohet edhe te bashkitë që për katër vite janë drejtuar nga opozita.
Kryebashkiakët ende në detyrë të Partisë Demokratike do të zhvillojnë një takim me kryetarin Lulzim Basha, në selinë blu.
Aty pritet të diskutohet vendimi që PD-ja do të marrë për 15 bashkitë që drejton dhe nëse kryebashkiakët do të largohen nga zyrat pas rezultateve të 30 qershorit.
Opozita nuk e njeh votimin e 30 qershorit dhe përpara ditës së votimeve bëri përpjekje për të penguar procesin në KZAZ-të që ishin vendosur në pronat e bashkive.