Kryebashkiaku i Shkodrës zyrtarisht nën hetim nga SPAK-u

04 nëntor 2024 | 22:47

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK. Beci u paraqit të premten dhe dha deklarime në Prokurorinë e Posaçme. Beci dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës.

Sakaq, mësohet se avokati i Becit tij është njohur me të dhënat e SPAK në përfundim të hetimeve.

Ndërkohë, Beci ka bërë një reagim me ironi për një lajm që qarkullonte se ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës.

Nuk e di ku dreqin e kane marre vesh disa portale qe kam dhene doreheqjen se ishte sekret deri neser! Po tani qe doli po e them edhe arsyen: Neser zgjidhem une President i Amerikes me kerkese te dy kandidateve te tjere, meqe e tregova ne Shkoder se jam i pelqyeshem per te dy palet”, shkruan Beci me ironi në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas raportimit të Albanian Post është anuluar konkursi për pozitën…