Kryediplomati britanik pas sulmit ndaj Izraelit: Humbje e dyfishtë për Iranin
15 prill 2024
| 12:44
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron është shprehur se sulmi i Iranit ndaj Izraelit ishte shumë domethënës, por sipas tij, një dështim total.
Cameroni ka thënë se sulmi ndaj Izraelit ishte një disfatë e dyfishtë për Iranin, shkruan “Sky News”.
“Në po bëjmë thirrje që të mos ketë përshkallëzim. Sulmi ishte një disfatë e dyfishtë për Iranin”.
“Mbretëria e Bashkuar po përpiqet të shmangë përshkallëzimin”, ka thënë Camereoni.