Kryediplomati gjerman mbrëmë ishte mysafir i Pacollit

15 shkurt 2018 | 10:27

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë, mbrëmë ka qenë për darkë në shtëpinë e homologut të tij kosovar, Behgjet Pacolli.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Pacolli në një postim në Facebook.

“Kënaqësi të kam sonte për darkë, në shtëpinë time, ministrin e punëve të Jashtëm të Gjermanisë Dr. Sigmar Gabriel. Gjermania është një nga aleatët dhe përkrahësit tanë më të mëdhenj. Temat e diskutimit ishin mes tjerash shtetndërtimi i Kosovës, perspektiva Euros tlantike, liberalizimi i vizave, veriu i Kosovës si dhe çështja e demarkacionit të cilën kërkojnë të zgjidhim sa më par”, ka shkruar ai.

Shefi i diplomacisë gjermane me të arritur të mërkurën në Kosovë është takuar me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), sot (e…