Kryediplomati gjerman mbron NATO-n
26 nëntor 2019
| 12:12
Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka mbrojtur të martën NATO-n.
Ai ka deklaruar se kjo organizatë është gjallë dhe shumë e rëndësishme për sigurinë e kontinentit. “Mund të thuhet në mënyrë të justifikueshme se NATO-ja është gjallë”, ka deklaruar Maas, duke shtuar se kjo aleancë vazhdon të mbetet jetike për sigurinë në të ardhmen dhe se ajo duhet të zhvillohet edhe më tutje.
Këto deklarime vijnë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte deklaruar se aleanca ushtarake po përjeton vdekje të trurit.
Më parë, edhe presidenti amerikan Donald Trump e ka kritikuar NATO-n duke akuzuar vendet evropiane se po shpenzojnë shumë në NATO në krahasim me vendin e tij.