Kryediplomati gjerman tregon arsyen e vizitës në Kosovë

22 prill 2021 | 16:19

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas, ka dhënë detaje rreth vizitës së tij në Prishtinë.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se arsye kryesore e vizitës së tij është pandemia dhe vaksinat.

“Askush në Evropë nuk mbetet i paprekur nga suksesi dhe dështimi i fqinjëve të saj. Fakti që tani mund të ndajmë progresin e vaksinimit në BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një moment kyç në luftën kundër virusit. Kjo është arsyeja pse unë jam në Prishtinë dhe Beograd sot dhe nesër”, ka shkruar Maas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia mund të “shpërblehet” nga UEFA për rolin e tyre…