Kryediplomati grek: Athina mbështet dialogun Kosovë-Serbi
02 nëntor 2021
| 16:27
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka thënë se Athina mbështet dialogun Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).
Ai u ka bërë thirrje të gjitha palëve për “qasje konstruktive në raundet e ardhshme të bisedimeve”, raporton “Tanjug”-u.
Këto komente shefi i diplomacisë greke i ka bërë pas takimit me ministrin e jashtëm serb, Nikola Selakoviq në Athinë, ku në mes tjerash ka deklaruar se Greqia do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane të Serbisë, e cila sipas tij i përket familjes evropiane.