![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/lajcaku-1.jpg)
Kryediplomati grek bisedon me Lajçakun
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka biseduar në telefon me Miroslav Lajcakun, përfaqësues special i BE për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Ne biseduam për ngjarjet e fundit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Dendias në llogarinë e vet në “Twitter”.
Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE) që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por Athina zyrtare ka njoftuar se do të ndihmojë Kosovën të marrë liberalizimin e vizave për udhëtimet në vendet e BE-së.
Kosova dhe Greqia kohët e fundit kanë forcuar bashkëpunimin ekonomik, kështu që forumi i tretë i përbashkët ekonomik për energjinë u mbajt në prill, organizuar nga ministritë e tyre të jashtme.
Këtë javë, Athina i ka thënë Beogradit se nuk do ta njihte pavarësinë e Kosovës, por siç kanë thënë burimet brenda Ministrisë së Jashtme greke, “qëndrimi i saj ndaj Kosovës nuk po ndryshon, por Kosova po përmirëson praninë e saj në Greqi”, raportojnë mediet serbe.