Kryediplomati grek: Jemi pro liberalizimit të vizave, Kosova ka përmbushur kriteret

04 qershor 2021 | 12:14

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka thënë se shteti grek përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai në një konferencë të përbashkët me ministren Donika Gërvalla, ka thënë se Greqia mbështet edhe procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne besojmë se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Ne jemi po ashtu pro liberalizimit të vizave për juve sepse ju keni përmbushur kriteret. Ne jemi këtu që t’ju ndihmojmë edhe në fushën e sundimit të ligjit.  Është e qartë se ne mbështesim fuqishëm vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, që në mes të palëve të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme”, ka thënë Dendiasi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në konferencën e…