Kryediplomati grek në presidencë, pritet nga Osmani

04 qershor 2021 | 12:17

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë kësaj vizite kryediplomati grek fillimisht është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kryediplomati grek do të takohet edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Kujtojmë se Dendiasi e kishte vizituar Kosovën edhe më 9 tetor të vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka…