Kryediplomati grek viziton Kosovën
19 dhjetor 2022
| 23:38
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, të martën do ta vizitojë Kosovën.
Kështu ka njoftuar Ministria e Jashtme dhe Diasporës.
Atë do ta pres ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Gërvalla dhe Dendias, do të kenë adresim për media me të përfunduar agjendën e tyre të takimeve.
Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën.